Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 74m², me lokacion në Qendër, në Rrugën "Rexhep Luci".
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, si dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshin ndërtime banesore dhe afariste, ndërtime të ulëta individuale, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!