Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 150m², me lokacion në Tophane, në Rrugën “Pjetër Bogdani”.
Lokali ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu, dhe është i organizuar në një hapësirë të hapur të shfrytëzueshme, dy tualete dhe një depo.
Lartësia e brendshme prej 4.8 metrash ofron fleksibilitet të madh për organizim funksional dhe përshtatje sipas konceptit të biznesit.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lokali gjendet në afërsi të qendrës së qytetit, në një zonë të ndërtuar dhe mjaft të frekuentuar, me qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillim të suksesshëm të aktivitetit biznesor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!