Ofrohet për qira banesa me sipërfaqe 98m² në Dragodan, në rrugën "Ahmet Krasniqi", ndërtim nga Redoni.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh me çmim ekstra, si dhe vendparkim të mjaftueshëm për banorët.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, me ndërtime të bukura, gjelbërim dhe një jetesë të qetë, por gjithashtu shumë afër qendrës dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!