Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m² me lokacion në Veternik, në rrugën "Delvina", afër Xhamisë së Veternikut.
Banesa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pelet.
Ndërtesa ku ndodhet banesa ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në zhvillim, shumë e volitshme për banim si dhe me qasje të afërt në rrugët kryesore që të lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!