Ofrohet me qira zyra me sipërfaqe 40m² ndodhet te Prishtina e Re, në rrugën "Nekibe Kelmendi" afër Pallatit të Drejtësisë, ndërtim nga VG Construction, në kompleksin Pallati i Avokatëve.
Zyra ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: një hapësirë të mjaftueshme pune dhe një tualet.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, ndërsa ndërtesa ku ndodhet zyra posedon ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme për klientë.
Pozicionohet në një lokacion tejet të përshtatshëm për afarizëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!