Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m², me lokacion te Mati 1, në Rrugën “Ndue Përlleshi”, nd5rtim nga Pozhegu Brothers, afër market Kipper.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!