Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 68m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Mark Dizdari", afër Rrethit të Spitalit.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos ndërsa ofron edhe hapësirë për vendparkim.
Ulpiana është një nga lagjet më të vjetra dhe më të kërkuara për banim në Prishtinë. Zona ofron infrastrukturë të kompletuar, duke përfshirë shkolla, çerdhe, qendra mjekësore, zyra dhe lokale, si dhe afërsi me konviktet e studentëve, universitetet dhe Menzën e Studentëve, duke e bërë ideale për familje dhe studentë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!