Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m², me lokacion në Pejton, në kompleksin Ramiz Sadiku, ndërtim nga Prime Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe energji elektrike.
Ndërtesa në të cilën ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!