Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 125m², me lokacion te Rruga C, në Rrugën "Shaqir Ingrishta", ndërtim nga Mendi Sh.p.k, afër Probit Academy.
Banesa ka orientim të mirë nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!