Ofrohet me qira me sipërfaqe 450m², me lokacion në Veternik, në Rrugën "Xhevdet Qena", afër Restaurant "Rron".
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu që mundëson ndriçimnatyral gjatë gjithë ditës, është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka haësirë të hapur për qëndrim ditor me galeri, kuzhinë të hapur dhe hapësirë të mjaftueshme për tryezari, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe ka qasje në tarracën e oborrit;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi, tri banjo, lavaderi dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me ngrohje gjeotermike.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim ndërsa ka edhe garazh.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!