Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m², me lokacion në Qendër, në Rrugën "Agim Ramadani", afër Fakultetit Ekonomik.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshinë ndërtime banesore dhe afariste, ndërtime të ulëta individuale, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!