Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe prej 100m², me lokacion në Emshir, në Rrugën "Rexhep Krasniqi".
Kati ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është e pajisur me kondicioner dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!