Zona Industriale Fushë Kosovë








Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1400m², me lokacion në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, Rruga "Hyrije Hana", në një prej lokacioneve më të favorshme për zhvillim të bizneseve.
Objekti është i strukturuar në përdhes dhe dy kate, është i renovuar plotësisht në vitin 2024 dhe ofron kushte të përshtatshme për çdo lloj aktiviteti afarist. Me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, hapësira siguron një ambient të këndshëm dhe produktiv.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është i pajisur me kondicioner, objekti është i pajisur me ashensor dhe ofron mundësi parkimi të mjaftueshëm në hapësirën e jashtme.
Me një vendndodhje strategjike në një zonë me zhvillim të shpejtë industrial, ky objekt është ideal për biznese që kërkojnë dukshmëri të lartë, qasje të lehtë dhe mundësi të shumta për rritje.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!