Taslixhe Prishtinë







Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1000m², me lokacion në Taslixhe, në Rrugën "Nazim Gafurri", afër Shkollës së Muzikës Amadeus.
Lokali ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është i strukturuar në bodrum, përdhes dhe tre akte, ka 10 salla mësimi apo salla takimesh, tri hapësira të shfrytëzueshme pune, administratë, sallë pritjesh dhe tri tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Objekti ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofrohet me inventar të plotë.
Lokali gjendet në një lokacion lehtë të qasshëm dhe në lagje të qetë, ka qasje të afërt me stacionet e trafikut urban që e bën të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!