Ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe 1 Ha, me lokacion në Bresalc, Gjilan.
Trualli përbën një kompleks rekreativ të kompletuar, i cili përfshin një pishinë të madhe dhe atraktive, të rrethuar me hapësira të gjelbra dhe objekte përcjellëse të pajisura për veprimtari gastronomike. Gjatë sezonit veror, ky kompleks mirëpret mijëra vizitorë, duke dëshmuar funksionalitet dhe potencial të lartë operativ.
Në kuadër të pronës ndodhet edhe një objekt P+1 me sipërfaqe prej 500m², i projektuar për funksionimin e një restoranti ekskluziv. Objekti është i menduar për të përmbushur standarde të larta shërbimi dhe ofron hapësira të përshtatshme për zhvillim të suksesshëm afarist.
Ajo që e veçon këtë pronë në mënyrë të veçantë është lumi që kalon përmes truallit, duke i dhënë ambient natyror unik dhe vlerë shtesë investimi. Kjo e bën pronën të përshtatshme për zhvillimin e një game të gjerë veprimtarish biznesore, përfshirë gastronominë, turizmin rekreativ dhe projekte të tjera me karakter të veçantë.
Ka pozicion strategjik në hyrje të qytetit të Gjilanit dhe trualli plotëson të gjitha kushtet për infrastrukturë të plotë, duke përfshirë këtu qasjen në rrugë, lidhjen me energji elektrike dhe ka trafo private, me sistemin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimeve.
Trualli ka fletë poseduese dhe kontrata e blerjes bëhet te noteri.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
1,360,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
14,424.91€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
1442,5% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!