Ofrohet për shitje objekt afarist me sipërfaqe totale prej 3600m², i ndërtuar në truall prej 1.13 Ha, me lokacion në Lipjan.
Objekti përbëhet nga:
Depo me sipërfaqe prej 2400m²
Lokal me sipërfaqe prej 300m²
Zyra me sipërfaqe prej 900m²
Hapësirat janë të organizuara në mënyrë funksionale dhe ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste, duke përfshirë depozitimin, administratën dhe aktivitetet komerciale.
Prona gjendet në një lokacion strategjik, me qasje direkte në rrugën kryesore, e cila karakterizohet nga qarkullim i lartë i automjeteve dhe qytetarëve. Kjo pozitë siguron ekspozim të lartë për biznesin dhe mundëson qasje të lehtë për transport dhe operim të përditshëm.
Hapësira e madhe, organizimi praktik i objektit dhe pozita e favorshme e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë për zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit tuaj afarist.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!