Bregu i Diellit Prishtinë






Ofrohet me qira objekt afarist me sipërfaqe 1000m², me lokacion në Bregun e Diellit, një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, në Rrugën “Agim Ramadani”, afër Fakultetit Teknik.
Objekti ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është i organizuar në përdhes dhe një kat, me këtë renditje të hapësirave të brendshme; dy hapësira të mëdha pune (open space), hapësirë funksionale dhe lehtësisht e adaptueshme për lloje të ndryshme biznesesh si zyra, administrata apo edhe banka ndërsa ka dhe tetë tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, ndërsa objekti është i pajisur edhe me kondicioner. Po ashtu, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lokacioni është jashtëzakonisht i favorshëm, në afërsi të qendrës së qytetit, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore dhe në Rrugën B. Zona është shumë e frekuentuar, duke ofruar ekspozim të lartë dhe qasje të lehtë për klientë, ideale për biznese të ndryshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!