Prishtina e Re Prishtinë









Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 98.69m², me lokacion te Prishtina e Re, në Rrugën " Don Shtjefën Kurti", në kompleksin Capital Hill, ndërtim nga Sanerd Sh.p.k..
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me një ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe investime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!