Arberi - Dragodan Prishtinë







Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 100m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Johan Gëte”, afër DADA Art Gallery.
Kati ka orientim nga lindja dhe perëndimi, ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe pelet, është e pajisur me dy kondicionerë dhe ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!