Ulpianë Prishtinë






Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 135m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Dëshmorët e Kombit", afër Tregut në Ulpianë.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tri hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondicioner dhe ndërtesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshin, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej universiteteve, si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!