Çagllavicë Prishtinë





Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe banimi 290m² dhe nënkulm me sipërfaqe 50m², Tipi C, e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Lagjen DreamLand, Çagllavicë, ndërtim nga Alfa Group.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe perëndimi, e strukturuar në përdhes, një kat dhe nënkulm me këtë organizim të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma të gjumit, dy banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 3 Ari, me oborr të rregulluar dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.
*Lagjja pritet të përfundojë ndërtimet gjatë vitit 2026 dhe shtëpia shitet në fazën e ndërtimit të vrazhdë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!