Prishtina e Re Prishtinë




Ofrohet për shitje banesa në kompleksin "Liza", Objekti 2, ndërtim nga R&Rukolli, te Prishtina e Re, në Rrugën "Holger Petersen".
Banesa ka orientim nga veriu, me sipërfaqe 99.18m² dhe kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Kompleksi është i organizuar si tërësi urbane dhe gjendet në afërsi te objekteve institucionale, në zonën që ka një
trajtim të veçantë nga komuna e Prishtinës nga aspektet arkitektonike dhe infrastrukturore, pasi që në këtë zonë janë të parapara ndërtimi i objekteve shtetërore që i ofrojnë zhvillimin më të madh në kryeqytet.
Kompleksi sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.
*Kompleksi përfundon ndërtimet gjatë vitit 2027.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!