Arberi - Dragodan Prishtinë










Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 92.49m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Dragodan, në Rrugën “ Ferid Curri”, në kompleksin Molla, ndërtim nga BP Home, afër Minimax.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon dy ashensorë, ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 15,000€.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!