Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 400m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Selman Lajqi", përballë Parkut të Dragodanit.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma të shfrytëzueshme, pesë banjo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar, hapësirë për vendparkim dhe garazh, bodrumi ka sipërfaqe prej 60m², ka hapësirë për fitnes dhe saunë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!