Pejton Prishtinë










Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe banimi 150m² dhe tarracë me sipërfaqe 25m², me lokacion në Pejton, në rrugën "Sejdi Kryeziu", afër Shkollës "Faik Konica".
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe një terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron dy garazha dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!