Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe totale 850m², i pozicionuar në Lagjen Medrese - një zonë me frekuentim të lartë dhe potencial të madh për zhvillim biznesi.
Objekti është i organizuar në pesë kate, me sipërfaqe prej 170m² për secilin kat, duke ofruar hapësira të mëdha dhe të përshtatshme për aktivitete të ndryshme afariste.
Kati përdhes përfshin një hapësirë të madhe pune, ndërsa kati i parë gjithashtu ka një hapësirë të gjerë pune dhe një banjo. Katet e sipërme (i dytë, i tretë dhe i katërt) janë të organizuara secili me nga pesë hapësira pune dhe nga dy banjo, duke mundësuar funksionalitet dhe ndarje të mirë të ambientit.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike, ndërsa objekti disponon edhe hapësirë të mjaftueshme për parkim, duke shtuar praktikën për bizneset dhe klientët.
Falë lokacionit të favorshëm dhe strukturës funksionale, ky objekt paraqet një mundësi ideale për kompani që kërkojnë hapësirë të madhe dhe organizim efikas për operim.
*Ofrohet mundësia e marrjes me qira edhe të kateve veç e veç, sipas nevojave të biznesit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!