Kalabri - Emshir Prishtinë



Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 126.3m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Rexhep Krasniqi", ndërtim nga Premtimi Construction, në kompleksin Premtimi, afër Hotel Garden.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Kompleksi nuk ka ende të instaluar një sistem ngrohjeje, ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në vitin 2028.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!