Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 74m², me lokacion në Dragodan, në RRugën "Vicianum" ndërtim nga Dumnica Group, te Meridian Express.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tri hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!