Arbanë Prizren




Ofrohen për shitje banesa me sipërfaqe rreth 114.9m², me lokacion në Prizren, në Lagjen Arbana, në Rrugën "Prizreni", ndërtim nga Lidhja Residence, në kompleksin Lidhja Residence, Blloku 1.
Lidhja Residence është ndërtuar me fokus maksimal në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe komoditetin afatgjatë të banorëve. Materialet e ndërtimit, teknologjitë e aplikuara dhe përfundimet e brendshme janë zgjedhur me kujdes për të ofruar një standard të lartë jetese. Kompleksi përbëhet nga 4 objekte, ka gjithsej 307 njësi banesore dhe ofron 70 lokale afariste.
Banesat ndodhen në kate të ndryshme, janë të gjitha tri dhomëshe, kanë orientim nga të gjitha anët varësisht nga kërkesa dhe kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike.
Kompleksi ofron hapësira parkimi të dedikuara për çdo apartament, duke garantuar komoditet dhe siguri të plotë për banorët me 303 parkingje nëntokësore dhe 78 parkingje mbi tokë.
E vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe të zhvilluara të Prizrenit, Lidhja Residence kombinon qetësinë e jetesës me afërsinë ndaj çdo shërbimi të përditshëm.
*Kompleksi përfundon ndërtimet në fund të vitit 2026.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!