Ofrohet për shitje villa me sipërfaqe 140m² dhe tarracë me sipërfaqe 40m², me lokacion në Brezovicë, Shtërpcë, afër Hotel Rock.
Villa ka orientim nga të gjitha anët që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ofrohet në bodrum, përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi me mundësi edhe për një dhomë apo saunë, dy banjo, koridor në parahyrje, koridor në katin e parë me hapësirë për librari dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me dru dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Villa është e rrethuar me ambient të gjelbëruar dhe zonën e mbrojtur të Parkut Ndërkombëtar, është e shtrirë në truall me sipërfaqe 2.5 Ari dhe gjindet rreth 5 km nga Qendra e Skijimit.
Trualli dhe villa janë të pajisura me fletë poseduese, villa ka leje ndërtimi ndërsa vlen të ceket që dhe sipërfaqja e tarracës ka leje ndërtimi që i ofron villës mundësi zgjerimi.
Villa gjendet në lartësi mbidetare prej 1200m ku ajri është jashtëzakonisht i pastër, pamja mahnitëse në çdo pjesë dhe malet që rrethojnë hapësirën bëjnë që kjo villë të jetë hapësira më e volitshme për pushime apo edhe qëndrime më të gjata.
Brezovica është një ndër lokacionet më të zhvilluara në aspektin turistik, duke e bërë këtë vend një ndër destinacionet më të vlefshme për investim.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
232,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
2,460.72€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
246,1% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!