Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 91m², me lokacion në Dragodan, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ndërtim nga Arti - Cima, në kompleksin Artisi.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore, afër marketeve, lokaleve dhe restauranteve duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!