Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe 135m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Ali Vitija", në kompleksin Liridoni, ndërtim nga Liridoni Construction.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, afër shkollave si dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!