Lagjja Dardania Prizren
Ofron për shitje banesa dy dhomëshe, në kompleksin "Sunset Towers", ndërtim nga LIRI, në lagjen Dardania, Rruga "Ukë Bytyçi", Prizren.
Kompleksi është projektuar me arkitekturë moderne, ndriçim natyral dhe organizim të përkryer të hapësirës, ka 3 objekte banimi, Kulla A, B dhe C, të ndara me kujdes, apartamente funksionale, pamje mahnitëse dhe çdo lehtësi që kërkon jeta moderne.
Kompleksi është konceptuar për banim dhe afarizëm, ofron siguri me roje fizike dhe mbikqyrje 24/7, ka dy kate të dedikuara për parking me më shumë se 220 parkingje nëntokësore, çdo objekt është i pajisur me dy ashensorë, sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike, me sistem për ngrohje dhe ftohje, ndërsa ka të projektuara edhe hapësirat për rekreacion, kënde lojrash, pushimore dhe hapësira të gjelbëra.
Banesat kanë metrazha të ndryshme dhe ndodhen në kate të ndryshme, janë të gjitha dy dhomëshe dhe kanë këtë renditje të specifikuar; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Kompleksi ka lokacion shumë të frekuenturar me vetëm 5 minuta nga Qendra e Qytetit, 5 minuta nga Tregu dhe 5 minuta nga Autostrada "Ibrahim Rugova".
Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në muajin Maj të vitit 2028.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!