Lagjja e Muhaxherëve Prishtinë


Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 212.28m² dhe tarracë me sipërfaqe 37.88m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në Rrugën "Lordi Bajron", në kompleksin “Cima Residence”, ndërtim nga Cima Construction.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, dy banjo, tualet, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!