Matiçan Prishtinë












Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 400m² dhe bodrum me sipërfaqe 103m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Lagjen "City Home", Tipi A, Matiçan, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Shtëpia ka orientim të mirë nga të gjitha anët, ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ndahet në bodrum, përdhes dhe dy kate ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Bodrumi ka sipërfaqe 103m², ka një dhomë teknike dhe një hapësirë që mund të shfrytëzohet sipas nevojës,
Përdhesa ka sipërfaqe 150m², një qëndrim ditor me galeri me gjatësi deri në 5.5m, një dhomë gjumi, një tualet, garazh,
Kati i parë ka sipërfaqe 184m², tri dhoma gjumit secila me banjo, njëra nga to master me garderobier, një dhomë lavanderie, dy tarraca,
Kati dytë ka sipërfaqe 66m², dy dhoma gjumi, njëra me banjo, dy tarraca të mëdha.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike të instaluar nën dysheme.
Shtëpia ka fshesë të instaluar, roleta kualitative, sistem sigurie me alarm dhe kamera, ka truall me sipërfaqe 5.25 Ari, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje të qetë me qasje në linja të trafikut urban, që e bën lokacionin të përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!