Lagjja e Muhaxherëve Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 118.44m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në kompleksin “Prima Residence”, ndërtim nga Prima Construction Group.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, tualet, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!