Ju nuk keni ndonjë shpallje të ruajtur në listen e të preferuarave.
Rruga B Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 88m², me lokacion në Rrugën B, afër Bibaj Sport, në kompleksin Residio 2, ndërtim nga Dervisholli.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të ndërtuara së fundmi, me qasje të afërt në rrugën kryesore dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!