Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 75m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Lidhja e Lezhës", në kompleksin Premtimi, ndërtim nga Premtimi Construction, afër dyqanit Harley House.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka garazhh dhe hapësirë për mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Tophane gjendet në qendër të qytetit, një zonë e zhvilluar, aktive dhe shumë e kërkuar që përfishinë të gjitha shërbimet e nevojshme, ka afërsi me shërbimet komunale, shërbimet bankare, marketet, lokalet dhe Qendrën e Mjekësisë.
*Banesa është e lirë nga muaji Qershor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!