Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 121m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Behar Begolli”, në kompleksin Linda Premium Residence, ndërtim nga AL Trade.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master, dy banjo, dy depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
*Banesa ka investime kualitative, sistemin Smart të ndriçimit, kontrollë temperature në çdo dhomë si dhe kuzhinë me paisje nga firma BOSCH.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!