Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohen për shitje banesa në kompleksin "Liza", Objekti 4, ndërtim nga R&Rukolli, te Prishtina e Re, në Rrugën "Holger Petersen".
Kompleksi është i organizuar si tërësi urbane dhe gjendet në afërsi te objekteve institucionale, në zonën që ka një
trajtim të veçantë nga komuna e Prishtinës nga aspektet arkitektonike dhe infrastrukturore, pasi që në këtë zonë janë të parapara ndërtimi i objekteve shtetërore që i ofrojnë zhvillimin më të madh në kryeqytet.
Banesat kanë metrazha të ndryshme dhe ndodhen në kate të ndryshme, janë të gjitha tri dhomëshe dhe kanë këtë renditje të specifikuar;
*Banesa me sipërfaqe 126.21m², ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet, depo dhe ballkon.
*Banesa me sipërfaqe 129.57m², ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Kompleksi sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është në pritje të lidhjes me Termokos.
Kompleksi ka Tipologjinë “D” të objekteve të përcaktuar nga komuna e Prishtinës, e cila ka të parapara specifika te veçanta për organizim dhe materiale,
- Dy ashensorë për secilin objekt,
- Garazha të mjaftueshme në bodrum si dhe parkingje në oborr,
- Gjelbërim dhe hapësira të mjaftueshme për banorët,
- Parking për biçikleta dhe skuter,
- Këndi i lojërave për fëmijë dhe parku i gjelbër brenda kompleksit,
- Në tri anët e objekteve ka rrugë te lagjes te cilat lidhen me rrugët
kryesore te kësaj zone.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.
*Kompleksi përfundon ndërtimet gjatë vitit 2027.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!