Mati 1 Prishtinë
Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 84m², me lokacion te Mati 1, në Rrugën "Muharrem Fejza", ndërtim nga DP Partners, në kompleksin Lagja e Kaltërt.
Banesa ka orientim nga jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy hapësira të shfrytëzueshme pune, dy banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!