Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 117m² me lokacion në Dragodan, te Rrethi i Ismetit, në kompleksin Butrinti, ndërtim nga Butrinti Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron vendparkim si dhe garazh me çmim shtesë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!