Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 55m² me lokacion në Dardani, në rrugën "Anton Harapi", afër Kroi i Bardhë.
Banesa ka orientim nga jugu dhe këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe ndër tjerash ofron edhe vendparkim.
Dardania është njëra ndër lagjet e qendrës së Prishtinës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, shkollat, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban ndërsa lagjja është e përshtatshme si për vendasit, studentët apo banorët e rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!