Rruga "Dardania" Fushë Kosovë






Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 91.1m², me lokacion në Fushë Kosovë, në Rrugën "Dardania", ndërtim nga Mabetex, në kompleksin Mabetex, afër Hotel "Qama".
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe dy ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe depo.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme, shtëpitë e shëndetit, shkollat, çerdhet dhe marketet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!