Lagjja Kodrina Prishtinë










Ofrohet me qira dy banesa duplex për zyrë me sipërfaqe 367m², me lokacion te Rruga C, në Lagjen Kodrina, ndërtim nga Tregtia.
*Lagja Kodrina përbëhet prej 11 blloqeve të banimit, 1 bllok të afarizmit-banimit, 4 blloqe për ndërtesat e infrastrukturës publike dhe 1 bllok për park publik.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu, ndahet në dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; dy qëndrime ditore, kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, pesë banjo, një tualet, katër depo, tri ballkone dhe dy terasa.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron dy garazha si dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Të gjitha ndërtesat janë të lidhura me rrjetin e gjelbërimit si të bllokut ashtu edhe të zonës.
Hapësirat e gjelbëruara në këtë lagje kanë sipërfaqe, forma dhe funksione të ndryshme, ku të gjitha ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit të zonës.
Banesa ndodhet në një zonë në ndërtim e sipër, me qasje të afërt në rrugët kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!