Prishtina e Re Prishtinë




Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 92m² me lokacion te Prishtina e Re, në Rrugën "Behar Begolli", në kompleksin Puhiza 2, ndërtim nga Agullimi.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet, një depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në muajin Dhjetor të vitit 2026.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!