Marigona Residence Prishtinë

















Ofrohen me qira dy shtëpi, njëra me sipërfaqe banimi 500m² dhe njëra me sipërfaqe 120m², me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia me sipërfaqe 500m² ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në bodrum, përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master me garderober dhe banjo të veçantë, dy banjo, tualet, depo dhe tre ballkone.
Shtëpia me sipërfaqe 120m² ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, garderober, banjo, tualet dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e kanë të mundësuar me pompë termike, energji elektrike dhe me dru.
Shtëpitë kanë oborr shumë të mirëmbajtur, hapësirë pushimi, garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpitë janë të mobiluara me mobile kualitative dhe shumë të qëndrueshme.
Gjendet në një lagje të qetë e të sigurt, lagjja është private dhe ofron siguri 24h, ndërtim i standardeve evropiane që mundëson jetesë të rehatshme për banorë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!