Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Enver Maloku", tek Banesat e Kuqe.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ndërtesa ku ndodhet banesa ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet afër rrugës kryesore dhe në njërën prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka qendrën e mjekësisë familjare, qendrën tregtare, shkollën fillore e shumë shërbime të tjera të nevojshme.
*Banesa është e lirë nga data 1 Korrik.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!