Royal Green Residence Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 374m², me lokacion në Lagjen Royal Green Residence, Zllatar.
Shtëpia ka orientim nga të githa anët duke mundësuar ndriçim natyral të mjaftueshëm, është e strukturuar në përdhes, kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi me njërën prej tyre master me banjo dhe garderober, dy banjo, ballkon dhe nënkulm që mund të shfrytëzohet si garderober apo dhomë pune.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondiconer.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3 Ari, oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndërsa ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje e qetë që ofron kushte të mira banimi.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!