Lagjja e Profesorëve Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 450m², me lokacion në Lagjen e Profesorëve, në rrugën “Zekirija Cana”.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ndahet në bodrum, përdhes dhe dy kate dhe nënkulm dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; tri hapësira qëndrimi ditor, dy kuzhina, tetë dhoma të gjumit, pesë banjo, dy depo dhe dy terasa.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, termokos, pompë termike, me dru, me pelet si dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia gjendet në truall me sipërfaqe 2.5 Ari, ku po ashtu ka hapësirë për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!